Site icon Telegrafi

Rita Ora ngacmon imagjinatën me fustanin transparent në paraqitjen e fundit

Ajo nuk dështon kurrë të mahnisë publikun me performancat e saj skenike dhe pamjet e mahnitshme në tapetin e kuq.

Dhe Rita Ora u shfaq me një paraqitje mjaft të ‘egër’ teksa pozoi për një set fotografish tërheqëse në Instagram të publikuara në faqen e saj të dielën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, ktheu kokën teksa shfaqi të brendshmet e saj me tanga poshtë një fustani shumëngjyrësh dhe transparent, i cili kishte një dizajn me zinxhir përpara.

Rita dukej sensacionale në veshjen shumëngjyrëshe teksa postoi edhe një fotografi ku shihej e strukur teksa kishte veshur një palë sandale të zeza me rripa me detaje diamante.

Muzikantja i la pak vend imagjinatës, pasi pozoi edhe me shpinë të kthyer – duke nxjerrë në pah të pasmet e saj ngjyrë pjeshke, ndërsa kishte veshur vetëm një palë tanga.

Duke u dukur thjesht e bujshme, Rita pozoi për setin fotografik duke vënë në pah këndet e saj më të mira në veshjen provokuese pas performancës në Costa Brazil.

Ajo i la flokët e saj të gjata bionde në një stil kaçurrela natyrale dhe kishte aplikuarp ka makijazh në fytyrën e saj.

Duke marrë pak kohë pas udhëtimit në të gjithë globin për performancat e saj më të fundit, Rita përfshiu në fotografitë e ndara me ndjekësit në Instagram edhe një imazh të fytyrës së saj.

Kjo paraqitje e saj vjen pak pasi këngëtarja shkëmbeu betimet martesore me regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç, gjatë një ceremonie private në gusht.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se të dilnin publikisht si çift në gushtin e atij viti.

Ora tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, ku një nga këngët do të jetë bashkëpunim me shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max. /Telegrafi/

Exit mobile version