Telegrafi

Rita Ora ngacmon imagjinatën e fansave, sjell video duke bërë “twerk”

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora së fundmi mori pjesë në eventin “Big Weekend” të zhvilluar virtualisht në ekranin e BBC.

Ajko interpretoi këngën e saj “Lonely together”, teksa këtë e bëri nga një ambient i hapur natyror, ngase periudhën e izolimit ajo po e kalon në një fermë në veri-perëndim të Londrës.

Teksa së fundmi publikoi disa fotografi mjaft tërheqëse në Instagram, këngëtarja shfaqej mjaft atraktive e veshur me një fund të kuq dhe një bluzë ngjyrë okër në pjesën e sipërme.

Ajo dukej edhe më tërheqëse teksa mbante një tufë me balona në duar, ndërsa u komplimentua për dukjen e re me flokë të shkurtëra.

Në orët e vona të mbrëmjes, 29-vjeçarja nuk i la ndjekësit e saj në Instagram të mërziten, pasi publikoi një video mjaft ngacmuese, ku shihej duke bërë twerk.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Qesh me të madhe” shkroi ajo në mbishkrimin e videos së publikuar në InstaStory, ku shihej duke tundur të pasmet e saj.

Rita duket e lumtur që ka filluar lehtësimi i masave pas pandemisë, pasi do t’i rikthehet punës për projektet e reja muzikore. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)