Ajo nuk është e huaj për zgjedhjet e guximshme të modës.
Dhe Rita Ora dukej tipike me stil e veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa këndonte një këngë të Grupit Little Mix në pjesën e pasme të një taksi të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 29 vjeçare, u shfaq pa sytjena në këmishën e bardhë paksa të zbërthyer ndërsa ndau me fansat dekoltenë e saj në klipin e shkurtër të cilin e publikoi në Instagram Stories.
Duke ndarë dashurinë e saj për grupin e vajzave, Rita shkroi: “Unë i dua këto vajza, ato gjithmonë më japin pikërisht atë që dua dhe më shumë! LittleMix”.
Videoja tjetër e Ritës e shfaqi atë duke interpretuar këngën “Fantasia’s When I See U”, ndërsa ajo tregoi vlerësimin e saj duke shkruar: “Si i harrova këto vokale? Uau”.
Rita mbante flokët e saj bionde të lirshme, ndërsa zgjodhi një pamje dramatike me një makijazh gri te syri dhe buzët me buzëkuqin mat.
Rita tani është përsëri në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi pjesën më të madhe të verës duke marrë rreze dielli në Greqi dhe Ibiza.
Ajo po ndjehej nostalgjike për pushimet e verës, ndërsa publikoi një video të saj ku shfaqej në bikini, të cilën e kishte realizuar në plazh.
Këngëtarja e njohur nuk ka sjell ndonjë këngë të re për fansa5t që nga projekti i fundit muzikor, “How to be lonely”. /Telegrafi/