Site icon Telegrafi

Rita Ora në shoqëri të Claudia Schifferit, Irina Shaykit e disa bukurosheve të botës së modës

Dita e djeshme ka kaluar në shenjë të festës së ditës së gruas, i njohur si “8 Marsi”.

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

E me rastin e kësaj, bukuroshja jonë është takuar me disa yjeve më të mëdha botërore të botës së industrisë së modës.

Në fakt, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me pesë bukuroshe.

“Nata e vajzave me të mrekullueshmet e Donatellas. Natyrisht me seksi vajzat e Versace. Claudia Schiffer, Irina Shayk Jourdan Dunn, Yasmin Lebon ju falënderoj”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Ora.

Ndryshe, 27-vjeçarja muajin e kaluar ka pasur një paraqitje të mrekullueshme në Prishtinë, ku ka performuar para një numri të madh të fansave.

Theksojmë se ajo është duke punuar në projektet e reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version