Rita Ora ka katër vjet që nuk ka nxjerrë në shitje ndonjë album muzikor.
Por, këngëtarja shqiptare po përflitet ende në mediat botërore për pë krejt diçka tjetër, shkruan Daily Mail.
Ajo shumë shpejt do të promovojë linjën e veshjeve të brendshme të kompanisë Tezenis, transmeton Telegrafi.
Rita ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke promovuar veshjet e brendshme të kompanisë.
Ndryshe, këngëtarja e hitit ‘Body on me’ ka qëndruar për disa ditë në kryeqytetin italian të Romës për fillimin e këngës së re. /Telegrafi/