Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita ora, përveç muzikës grumbullon shumë të ardhura edhe nga biznesi.
Së fundmi, ajo u rendit e 13-ta në listën e të famshmëve më të pasur britanikë nën moshën 30 vjeçare.
Pasuria e saj buron nga kontratat e saj milionëshe me kompanitë e mëdha botërore, pasi këngëtarja shqiptare është imazhi i dëshiruar i shumë markave me nam ndërkombëtar.
Këtë vit, ajo nënshkroi kontratë me brendin e njohur të pijeve alkoolike, “Prospero”, duke reklamuar një nga tequila-t më të fundit që ata nxorën në treg.
Kjo kontratë bashkëpunimi, e ka renditur 28-vjeçaren në listën e 10 personazheve me më së shumti fitime, nga marrëveshjet e tyre me pije alkoolike.
Rezultatet e publikuara nga “VinePair”, e kanë renditur të shtatën këngëtaren shqiptare për marrëveshjen e saj me “Prosper'”-n, duke lënë prapa edhe reperin e madh Jay-Z me kontratën e tij me “D’usse VSOP”, dhe aktorin George Vlooney për marrëveshjen me “Casamigos”.
“Jo keq për vitin e parë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e kësaj renditje në InstaStory, referuar faktit se ky ishte viti i parë që ajo lidhi marrëveshje bashkëpunimi me një kompani pijesh alkoolike. /Telegrafi/