Telegrafi

Rita Ora në kopertinën e revistës Glamour

Rita Ora po kalon një prej momenteve më të mira në karrierën e saj.

Superylli shqiptar do të qëndrojë në Gjermani për një kohë ku do të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe muzikore gjermane, Echo Awards.

Në këtë ceremoni Rita Ora është e nominuar në disa kategori, përfshirë në një kategori është e nominuar në konkurrim me Dua Lipën.

Se në Gjermani këngëtarja shqiptare ka një popullaritet të hatashëm, e vërtetojnë ftesat e shumta nga mediat atje.

Kështu, revista Glamour, edicioni gjerman, do ta ketë në kopertinën e re Rita Orën, e cila shfaqet plot stil.

“Po vij jo vetëm për të performuar, por rrini gati edhe për kopertinën e radhës të revistës Glamour”, potencoi Rita në postimin e saj në Instagram.

Rita Ora ka qenë mjaft e angazhuar së fundmi duke punuar në këngë të reja në prag të albumit të saj që lansohet këtë vit. /Telegrafi/