Telegrafi

Rita Ora më në fund shijon pak kohë me prindërit pas angazhimeve të shumta muajve të fundit

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, i ka pasur të shumta aktivitetet muzikore muajve të fundit.

Përveç turit të koncerteve “Phoenix”, të cilin e realizoi në Azi dhe Australi, ajo më pas udhëtoi edhe drejt ShBA-së, për të qenë prezente në disa evente të rëndësishme.

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

E pas gjithë këtyre angazhimeve të shumta, këngëtarja shqiptare duket se më në fund është kthyer në shtëpinë e saj në Londër.

Rita Ora (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Në disa imazhe të ndara së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStorym, Rita ka treguar se ka shijuar një ditë të mirë dhe relaksuese me familjarët e saj.

Ajo ka fotografuar babanë e saj, Besnikin, teksa gatuante në zgarë për të dhe gjithë familjen.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita ka treguar se është shumë e lidhur me prindërit e saj, dhe mundohet t’i vizitojë sa më shpesh të jetë e mundur, përkundër faktit që është shumë e angazhuar.

Po këtë muaj, familja Sahatçiu-Ora blen shtëpi luksoze në Prishtinë, konkretisht në një nga lagjet private të Bërnicës. /Telegrafi/