Ata janë miq të mirë dhe e kanë ndarë skenën koncertale gjersa bashkëpunuan në një këngë.
Rita Ora ka pasur një darkë private në restorantin londinez të Anabelit me mikun e saj, Liam Paynen, me të cilin më parë ishte raportuar se ishte në lidhje.
Këngëtarja 28-vjeçare kishte veshur një fustan që ishte i qarë në mes gjersa i zbulonte shpinën.
Biondina me krenari shfaqi një numër të tatuazheve në pjesën e pasme të trupit pasi që në krye të saj kishte një prerje të rrumbullakët.
Nuk ka dyshim se 25-vjeçari dhe bukuroshja jonë ishin të kënaqur që edhe një herë ishin në krah të njëri-tjetrit.
Ndryshe, Rita është duke vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme në vazhdën e promovimit të albumit, “Phoenix”. /Telegrafi/