Site icon Telegrafi

Rita Ora ndryshon pamje, vjen si flokë-kuqe në Tiranë

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë sonte (e shtunë), në Tiranë.

Ajo do të këndojë para publikut shqiptar në Sheshin “Skënderbej”, në eventin e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës.

Rita gjatë ditës së sotme, është nisur nga Londra me aeroplan privat, për të ardhur në Tiranë, ndërsa do të aterojë në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas.

Gjatë udhëtimit të saj, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se në këtë udhëtim po shoqërohet nga babai i saj, Besnik Ora.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Tutje, Ora më pas publikoi edhe një fotografi të realizuar pranë avionit të saj privat, ndërsa shfaqej mjaft atraktive me një ndryshim të ri në pamje.

Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj në të kuqe, duke dalë nga stili i saj i zakonshëm prej biondeje.

Ndryshimin e saj të ri, këngëtarja e ka fokusuar edhe në përshkrimin e fotografisë.

“Vera është këtu unë madje e kam nxjerr edhe fustanin. Së pari spektakli në Tiranë, pastaj në Veronë, oh dhe flokët e mia të kuqe”, ka shkruar këngëtarja Ora në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version