Telegrafi

Rita Ora: Ndonjëherë vishem çuditshëm, por ashtu marrë energji

Ajo shpesh hyn në aventura të çuditshme dhe me plotë make-up, megjithatë, ngjyra e bardhë e flokëve e bëjnë femër me klas.

Por, Rita Ora është e bukur edhe gjatë ditëve rutinore e pa kuruar dhe këtë e dëshmoi kur e ëma, Vera Sahatçiu i publikoi një fotografi të vjetër në rrjetet sociale.

Bukuroshja 28-vjeçare u shfaq pa make-up dhe me flokët kaçurrele gjersa ishte në krah të kushëririt, Artit.

Kjo ka bërë që të merr edhe kritika pozitive si dhe të lavdërohet këngëtarja e hitit “Anywhere”.

Ndërkohë, ajo për mediat e huaja ka pohuar se ndihet mirë kur kohë pas kohe vishet në mënyrë të çuditshme.

“Për shkak se disa njerëz mendojnë se jam e çmendur me disa veshje të çuditshme, dua të them se ato më japin energji përgjatë një pjese të ditës”, tha biondina.

Lexo po ashtu Rita Ora si "nënadimreshë" këndon këngën e Krishtlindjeve

Rita aktualisht është duke shijuar sukseset e nxjerrjes së albumit të dytë në karrierë të titulluar “Phoenix”.

Ndryshe, ajo ka paralajmëruar edhe një numër të madh të koncerteve anembanë botë me rastin e promovimit të albumit muzikor. /Telegrafi/