Telegrafi

Rita Ora ndjen nostalgji për verën, e kujton përmes imazheve atraktive me bikini

Rita Ora (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, aktualisht është duke marrë pjesë në xhirimet e filmit të ri “Twist”.

Bëhet fjalë për një ripërpunim të romanit dhe filmit të famshëm “Oliver Twist”, ku ajo do të luajë një nga rolet kryesore.

Ndërkohë, gjatë verës ajo ishte shumë e angazhuar me turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, duke performuar në mbarë shtetet e botës.

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Me gjithë angazhimet që pati, Rita arriti që të gjejë kohë edhe për pushime, teksa shpesh u bë temë e mediave për pozat e saj provokuese me bikini.

Lexo po ashtu "Dasma e përgjakshme", Rita Ora u maskua si një nuse e frikshme për këtë Halloween

Duket se Ora ndjen ende nostalgji për kohën e verës, teksa ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi me bikini.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Teksa tregon linjat atraktive, Rita thotë se po i mungon ajo kohë duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Më kthe mua prapa”.

Përveç xhirimeve për filmin, Rita Ora po vazhdon të punojë edhe rreth projekteve të reja muzikore, që do t’i sjellë së shpejti për fansat e saj. /Telegrafi/