Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, aktualisht është duke marrë pjesë në xhirimet e filmit të ri “Twist”.
Bëhet fjalë për një ripërpunim të romanit dhe filmit të famshëm “Oliver Twist”, ku ajo do të luajë një nga rolet kryesore.
Ndërkohë, gjatë verës ajo ishte shumë e angazhuar me turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, duke performuar në mbarë shtetet e botës.
Me gjithë angazhimet që pati, Rita arriti që të gjejë kohë edhe për pushime, teksa shpesh u bë temë e mediave për pozat e saj provokuese me bikini.
Duket se Ora ndjen ende nostalgji për kohën e verës, teksa ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi me bikini.
Teksa tregon linjat atraktive, Rita thotë se po i mungon ajo kohë duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Më kthe mua prapa”.
Përveç xhirimeve për filmin, Rita Ora po vazhdon të punojë edhe rreth projekteve të reja muzikore, që do t’i sjellë së shpejti për fansat e saj. /Telegrafi/