Site icon Telegrafi

Rita Ora ndërron katër veshje brenda ditës dhe duket tejet tërheqëse në Romë

Rita Ora bëri katër ndërrime të veshjes, teksa ishte në Romë të hënën, duke e kthyer kryeqytetin italian në pistën e saj personale të modës.

Këngëtarja 33 vjeçe, doli e veshur me një fustan të zi me material lëkure për pamjen e saj të fundit, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, shkruan DailyMail.

Fustani pa rripa kishte një zbukurim tërheqës me një prerje të lartë dhe ishte kombinuar me taka të zeza dhe argjendi për të rritur gjatësinë e saj.

Ajo kishte vendosur si askesorë një palë syze të mëdha të errëta, një kapelë ngjyrë kafe dhe një çantë elegante mbi supe.

Më herët gjatë ditës, ajo kishte veshur një kostum të shtresuar pas një kombinimi të mrekullueshëm me një romper dhe pantallona të arta të markës “Capri”.

Ajo u pa me këto veshje në të dy anët e një interviste me radion RTL, përpara se të shkonte për të ngrënë.

Rita kishte stilistin e saj duke punuar jashtë orarit pasi doli me një bluzë të hapur dhe një fund të shtresuar – me çka shënoi veshjen e saj të tretë të ditës.

Këngëtarja e hitit “Praising You” kishte mbërritur në studiot me një kostum të shkurtër ngjyrë deveje që e kishte kombinuar me taka të zeza të lidhura rreth kyçit të këmbës.

Veshja i nxirrte në pah këmbët e saj të gjata dhe ajo kishte shtuar një pamje edhe më moderne me një rrip të zi, teksa për aksesorë kishte me vete një çantë kafe dhe syze të mëdha.

Rita dukej edhe më shkëlqyese me bizhuteri të arta, përfshirë një varëse, byzylykë dhe një grup unazash të trasha.

Këngëtarja dukej rrezatuese teksa kalonte pranë turmës në hyrje përpara intervistës së saj.

Ajo pastaj mahniti turmën teksa dilte me një pamje tjetër glamuroze.

Ylli i muzikës pop tërhoqi vëmendjen me një palë pantallona të arta të markës “Capri” me një rrip të ndritshëm zinxhiri.

Këngëtarja veshi një bluzë të bardhë të hijshme me një broshe fluture të artë të shkëlqyeshme dhe taka të holla.

Ajo zëvendësoi syzet e saj ngjyrë kafe me një palë të ngjashme të zeza, duke vendosur edhe vathë të artë rrethore.

Më herët këtë muaj, Rita zbuloi më shumë detaje rreth martesës së saj sekrete me Taika Waititi gjatë paraqitjes së saj në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon – ku foli për karrierën dhe dha detaje shtesë të martesës së saj sekrete të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version