Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar së fundmi në festivalin e Radio 1.
Ora bëri një interpretim të përzemërt të këngës “Coming Home”, me ç’rast bëri edhe një nderim emocional për viktimat e sulmit terrorist së Mançester.
E kapluar nga emocionet, pasi përfundoi këngën, 26-vjeçarja u ul në gjunjë dhe tha: “Ne ju duam Mançester”.
Ndërkohë fansat, të mahnitur nga nderimi i saj, e falënderuan këngëtaren e cila ndau kohë për t’iu bërë një dedikim 22 të vrarëve javën e kaluar në koncertin e Ariana Grandes, në Mançester.
Në nderimin e viktimave, kanë marrë pjesë edhe dy këngëtaret tjera të njohura: Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/