Telegrafi

Rita Ora nderon publicistin e njohur Shaqir Foniqin!

Kohë më parë Ikona e Ndërkombëtarizuar dhe shqiptarja më e popullarizuar, këngëtarja Rita Ora e ka nderuar publicistin e njohur Shaqir Foniqin, të cilit i ka dërguar me dedikim Albumin e dytë të saj, Phoenix

Rita, këtë album, e promovoi në vendet më të rëndësishme të botës dhe ku u prit si një Divë e vërtetë, duke marrë shumë ovacione dhe duartrokitje frenetike.

Mbretëresha jonë e këngës dhe ambasadorja Rita Ora, kudo që po paraqitet po na nderon si shtet dhe si komb. Ajo është edhe ambasadore e UNICEF-it, që e bën një artiste më shpirt të madh human.

Rita, tashmë ka arritur majat e faRita Oramës, duke arritur të ketë miliona adhurues dhe ndjekës të saj.

Të theksojmë se Shaqir Foniqi ka shkruar tre libra për Ritën, ka shpalosur sukseset e saja planetare dhe duke i parashikuar një shkëlqim spektakolar në skenën e madhe botërore.

Foniqi, nga ana e tij e ka falënderuar Fenomenin Rita për dhuratën dhe ka theksuar se kjo është dhurata më e çmuar, të cilën do ta ruaj e çmoj si një thesar i çmuar dhe të pa harruar. /Telegrafi/