Artistë të njohur shqiptar kanë arritur majat e suksesit në industrinë muzikore të vendeve të botës.
Por kjo nuk ka bërë që ata të harrojnë prejardhjen e tyre, ndërsa vazhdimisht përkrahin vendin nga i cili vijnë.
Njëra prej tyre është edhe këngëtarja e njohur, Rita Ora, e cila në llojlloj mënyrë kontribuon për Kosovën dhe Shqipërinë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë një imazh me motive kombëtare, të cilën duket se e pëlqen mjaft shumë.
Në të shfaqet Rita, teksa në krahun e saj qëndron një shqiponjë që mban dy flamujt, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Më pëlqen kjo”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Vlen të përmendet se ajo para disa javësh ka ‘ngritur’ zërin edhe për të vendosur hartën e Kosovës në Apple, për të cilën u bë fushatë në rrjete sociale.
Po ashtu postimet për prejardhjen e saj janë mjaft të shpeshta, teksa edhe në intervista vlerëson vendin e saj. /Telegrafi/