Rita Ora ka zbuluar detaje të rralla mbi martesën e saj me regjisorin Taika Waititi, ndërsa shfaqet mahnitëse në një set fotografik për revistën Hunger.
Këngëtarja 34-vjeçare, e martuar me Waititi-n që nga viti 2022, e përshkruan marrëdhënien e tyre si një miqësi të fortë që u kthye në dashuri.
“Taika dhe unë jemi miqtë më të mirë dhe donim ta jetonim këtë përjetësisht”, tha ajo, shkruan DailyMail.
Në intervistë, Rita foli edhe për albumin e saj të fundit “You & I”, duke pranuar se martesa ishte një hap i madh që e frymëzoi muzikën e saj.
“Doja të isha një libër i hapur dhe t’u tregoja njerëzve se ku jam në jetën time”, shpjegoi ajo.
Çifti u martua në një ceremoni private në Los Angeles, të cilën e konfirmuan një vit më vonë.
Rita pranoi se kishte marrë iniciativën për t’i propozuar Taika-s, duke thyer traditën.
Para lidhjes me Taika-n, Rita ka pasur një histori të pasur dashurie, përfshirë marrëdhënie me Bruno Mars, Calvin Harris dhe Andrew Garfield.
Megjithatë, ajo theksoi se me Taika-n u ndje e sigurt dhe e plotësuar. /Telegrafi/