Telegrafi

Rita Ora ndan me fansat të tjera fotografi nga dukja glamuroze dhe atraktive në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është duke qëndruar kohëve të fundit në Sydney të Australisë.

Ajo ndodhet atje për sezonin e ri të “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Rita ndërkohë po vazhdon të jetë shumë e angazhuar në kontinentin australian me pjesëmarrje nëpër emisione e evente të ndryshme.

Foto: Rita Ora/Instagram

Së fundmi, ajo performoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, të zhvilluar në një nga stadiumet më të mëdha të Sydneyt.

Ajo u shfaq para fillimit të shfaqjes me një veshje mjaft provokuese, ku ishte me geta në formë rrjete në pjesën e poshtme, dhe një bluzë të madhe të materialit tyl në pjesën e sipërme.

Foto: Rita Ora/Instagram

Së fundmi, Rita vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, të realizuara gjatë mbrëmjes kur performoi në manifestin e komunitetit LGBTI.

“Gati për ta bërë këtë përsëri”, shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita përndryshe është duke shijuar edhe suksesin e mini-albumit të saj më të ri “Bang”, katër këngët e të cilit janë pëlqyer shumë nga publiku. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram