Site icon Telegrafi

Rita Ora, natën vonë ha ëmbëlsira e zhveshur (Foto)

Rita Ora (Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është gjithnjë në fokus të mediave.

Së fundmi, ajo u përfol në mediat rozë për një fotografi me Bebe Rexhën, ku u shfaq duke i dhuruar një puthje këngëtares tjetër shumë të njohur.

E së fundmi, një tjetër postim i saj në rrjetin social Instagram, ka bërë që ajo të flitet në media.

Kësaj radhe bëhet fjalë për një fotografi, ku këngëtarja Ora shfaqet në mesnatë, e zhveshur, teksa ha një copë ëmbëlsirë.

“Netët si kjo” (sic.), ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë, duke shijuar kështu në masë të madhe natën që kaloi në New York.

E njëjta ka arritur të marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version