Telegrafi

Rita Ora mori një letër befasuese në Tiranë

Rita Ora pak momente pasi ka marrë Çelësin e Qytetit nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me një grup nxënësish të klasës së pestë të një shkolle ndërkombëtare në kryeqytet.

Fëmijët për pak momente kanë bashkëbiseduar me këngëtaren e famshme dhe i kanë dhënë një letër të shkruar në anglisht nga ku i sugjerojnë Rita Orës të behët një zë i fuqishëm në mbrojtje të drejtave të fëmijëve.

Rita Ora ka mbetur e surprizuar nga teksti i kësaj letre duke e mirëpritur atë, madje kur ka dalë nga Bashkia më krye bashkiakun Velija, duke ngritur dorën mbante shtrënguar dhe ka përshëndetur fansat.

Lexo po ashtu Rita Ora argëtohet nën ritmet e çiftelisë në aeroportin e Veronës

Report TV ka siguruar një kopje të kësaj letre që përmban një mesazh të fortë dhe shumë aktual për situatën e fëmijëve në botë të mbërthyer nga konfliktet dhe trokasin në dyert e Evropës për t’i shpëtuar vuajtjeve të pafundme dhe bashkohet me mendimin e fëmijëve se çdo person i fuqishëm në art, politikë e më gjerë mund të bëjë shumë për të sensibilizuar e mbrojtur të drejtat e fëmijëve.

Teksti i plotë i letrës.
E dashur Rira Ora
ju jeni shumë e rëndësishme.
Këngët e tua më inspirojnë për ndjekur ëndrrat e mia. Ju jeni një këngëtare e talentuar.
Siç edhe ju mund ta dini, nga e gjithë bota ka fëmijë të cilët kanë emigruar si pasojë e varfërisë, luftërat etj.
Në disa raste vendet nuk i lejojnë ata të qëndrojnë. Kjo është shumë e vështirë për ata sepse kjo bën që fëmijët të mos të kenë një vend ku të jetojnë.
Kështu, të lutemi nëse mundeni sa herë që të flisni me udhëheqësit e plot pushtetshëm të botës t’ua kujtoni atyre situatën e vështirë të shumë fëmijëve.
Ata kanë nevojë të ndihmohen. Fëmijët gjithmonë duhet të trajtohen si të barabartë pavarësisht racës, gjinisë apo besimit.