Site icon Telegrafi

Rita Ora modelon një bluzë “I dua kërpudhat” ndërsa promovon koleksionin e saj për “Primark”, fansat e keqkuptojnë

Rita Ora i ka hutuar fansat e saj, pasi modeloi një bluzë ku shkruante “I dua kërpudhat”.

Këngëtarja, 33 vjeçe, së fundmi publikoi koleksionin e saj të tretë me “Primark” dhe në një reklamë në Instagram për markën familjare ajo zgjodhi të bashkonte veshjen “Primark” prej 16 funtesh (18 euro) me bluzën e çuditshme 42 funtesh ) 49 euro) nga marka e Zelandës së Re “Mother Made”.

Ajo në postimin e saj në rrjetet sociale shkroi: “Kjo veshje xhinsi do të jetë e preferuara e pranverës. Çfarë mendoni për koleksionin tim të ri @primark?”, shkruan DailyMail.

Në bisedë, kur disa thonë se i duan kërpudhat, ata i referohen psilocibinës ose kërpudhave magjike.

Përveç bluzës, “Mother Made shet një sërë pluhurash dhe kapsulash kërpudhash për t’u përdorur për qëllime mjekësore.

Faqja e tyre sqaron: “Kërpudhat tona nuk shkaktojnë ndonjë ‘udhëtim’ ose episode psikedelike siç bëjnë ‘kërpudhat magjike”.

Javën e kaluar, fansave iu dha një paraqitje e shkurtë e koleksionit pranveror ‘argëtues dhe me lule’ të Ritës për “Primark”.

Këngëtarja mahniti në një xhirim mahnitës për të shoqëruar publikimin e madh, me ansamble të bukura që perfeksiononin atmosferën e diellit. /Telegrafi/

Exit mobile version