Site icon Telegrafi

Rita Ora mezi pret ta performojë hitin “Anywhere” (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka goditur së fundmi me këngën “Anywhere”.

Shumë kohë pa lansuar muzikë, ajo publikoi tri këngë rresht.

Dhe “Anywhere” ishte prurja më e mirëpritur nga publiku, dashurinë e të cilës e ka ndjerë edhe vet Rita.

Bukuroshja në rrjetin social Instagram ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Ajo ka potencuar që mezi pret ta performojë “live” hitin e saj të ri.

“Anywhere. Tashmë e lansuar ku do. Ju faleminderit për përkrahjen pa kushte. Mezi pres ta performoj “live” për të gjithë prej jush”, deklaroi Rita Ora.

Rita Ora vazhdon të jetë ‘single’ dhe pa të dashur, e është e fokusuar në krijimet muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version