Telegrafi

Rita Ora me mesazh të veçantë për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës

Rita Ora me mesazh të veçantë për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (Foto: Facebook)

Këtë vit, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i është bashkuar UNICEF-it për t’iu bërë thirrje udhëheqësve që ta forcojnë përkushtimin e tyre për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve.

Në prill të këtij viti ajo u rikthye në vendlindje me qëllimin për të vizituar dhe ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Në bashkëpunim me organizatën bamirëse UNICEF, Rita si ambasadore e saj ka vendosur të ndërmarrë disa aksione për t’u dalë në ndihmë fëmijëve e të dhunuarve gjatë luftës.

Rita Ora e lumtur që ndodhej me mision bamirësie në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në ndërkohë, ylli shqiptar së fundmi ka dhënë një mesazh për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Videoja në fjalë ka të bëjë me një mesazh frymëzues që Rita jep për të gjithë fëmijët, ndonëse jeta e saj nga fëmijëria ka ndryshuar drastikisht.

“Prej një fëmije nga Kosova deri në majën e listës së këngëtarëve më të popullarizuar në botë. Jeta e Rita Ora në 30 vitet e fundit ka ndryshuar drastikisht. Sot, ajo uron që cdo fëmijë të arrijë potencialin e plotë të zhvilllimit. Shikojeni mesazhin i Ritës për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës”, thuhet në videon e këngëtares Ora të publikuar në faqen zyrtare të UNICEF.

Video e Rita Orës pas vizitës në Kosovë

Prej një fëmije nga Kosova deri në majën e listës së këngëtarëve më të popullarizuar në botë.Jeta e Rita Ora në 30 vitet e fundit ka ndryshuar drastikisht. Sot, ajo uron që cdo fëmijë të arrijë potencialin e plotë të zhvilllimit. Shikojeni mesazhin i Ritës për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës. #UNICEFFrom being a child in Kosovo to topping the music charts. In the last 30 years, @Rita Ora’s life has changed completely. Now she wants every child to be able to reach their potential. #ForEveryChild, every right

Publiée par Unicef Kosovo Programme sur Jeudi 17 octobre 2019

Rita përndryshe është krenare dhe mendon gjithnjë për Kosovën, e së fundmi në koleksionin e ri me Escada, ajo prezantoi edhe një çantë në formë zemre të kuqe, për të cilën këngëtarja zgjodhi bamirësinë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të çantës dhe të hollat e fituara do shkojnë direkt për bamirësi në Kosovë. /Telegrafi/