Ajo është një yll i suksesshëm i muzikës, që njihet për paraqitjet e saj me stil.
Dhe Rita Ora gozhdoi elegancën e rastësishme në një veshje të ndritshme, ndërsa dilte për një shëtitje në Londër të hënën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 29 vjeçare, u mbështoll me një xhaketë ngjyrë portokalli me kapele, ndërsa shijonte shëtitjen e saj gjatë ditës.
Bukuroshja e kombinoi xhaketën me një palë pantallona me dizajn të ushtarëve.
Flokët e saj bionde ishin lënë të lirshme, ndërsa vendosi vetëm disa hije të lehta makijazhi.
Rita shtoi një aksesorë shumë të veçantë në pamjen e saj, e që ishin syzet me kornizë të kuqe.
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi ajo u përfol për një fejesë të mundshme me të dashurin e saj aktual, Romain Gavras.
Mirëpo burimet kanë pohuar se unaza në gishtin e këngëtares ka qenë një aksesor i thjeshtë dhe se nuk është unazë fejese. /Telegrafi/