Rita Ora dukej e pabesueshme të shtunën teksa doli në skenë, në festivalin e ‘Zurich Open Air’.
Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një fustan me shkëlqim argjendi me prerje të shumta që nxirrnin në pah gjoksin e saj.
Veshja e ngushtë e Ritës ishte stolisur me thekë vezulluese dhe vinte në pah këmbët e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.
Ajo i stiloi flokët e saj bionde në valëzime të mrekullueshme dhe u kombinua me aksesorë të ndryshëm, si një sërë unazash dhe byzylykë me shkëlqim.
Ajo e kompletoi dukjen e saj me një buzëkuq rozë dhe dekorime sysh me shkëlqim të aplikuara në makijazhin e saj.
Rita bëri një performancë energjike, ndërsa u shfaq në skenë me një palë çizme me taka të larta të mbuluara me shkëlqim.
Festivali filloi të martën, me emra të njohur si: Arctic Monkeys, Kings of Leon, Bastille, G-Eazy dhe David Guetta.
Ndërsa artistë si: Kygo, Lewis Capaldi dhe Camelphat iu bashkuan Ritës për të performuar në ditën e fundit të festivalit.
Kjo paraqitje e saj në këtë festival vjen pak kohë pasi ylli me origjinë shqiptare lidhi kurorë fshehurazi të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi në fillim të këtij muaji në një ceremoni private.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se ta bënin publike lidhjen e tyre në gusht të atij viti.
Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të shënuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen. /Telegrafi/