Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, mbrëmë (e hënë) ka qenë e ftuar në darkën e organizuar nga Vogue Arabia.
Ajo ka mbajtur një fjalim, derisa ka folur për udhëtimin e saj si femër në industrinë e muzikës e po ashtu edhe atë të modës.
Ylli nga Kosova gjithashtu mori vëmendje të madhe me paraqitjen në një fustan të bardhë të shkurtër të markës ‘Prada’.
“Faleminderit Vogue Arabia dhe Retail Abu Dhabi që më kishit mua. Kisha një kohë të shkëlqyeshme duke folur për të gjitha gjërat e modës dhe udhëtimin tim si një femër në industri dhe se si ne të gjithë mund të bashkohemi për të frymëzuar të ardhmen e modës dhe argëtimit nga e gjithë bota, pa marrë parasysh se nga jeni”.
“Unë gjithmonë kam qenë kaq i zëshëm për të sjellë ëndrrat tuaja në realitet dhe për mundin e këmbënguljen! Faleminderit Manuel Arnaut për udhëtimin e mahnitshëm. Faleminderit Prada për veshjen e mrekullueshme”, ka shkruar ajo.
Rita ndërkaq përgjatë viteve ka arritur të shndërrohet në një nga femrat më me ndikim në muzikë e modë, e në anën tjetër edhe një aktore e sipërmarrëse shumë e suksesshme.
Ajo këtë kohë po shijon tejet shumë edhe romancën e saj me regjisorin Taika Waititi. /Telegrafi/