Telegrafi

Rita Ora merr vëmendje me një pozë atraktive, duke vënë në pah linjat trupore

Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë një personazh mjaft i pëlqyer në rrjetet sociale.

Kjo ngase ajo publikon imazhe dhe video të ndryshme, së cilës në koleksion nuk i mungojnë as pozat provokuese.

Një të tillë e ka ndarë së fundmi në InstaStory, derisa pozon në të brendshme dhe me një palë tuta sportive.

Rita duket e mahnitshme, teksa mori gjithë vëmendjen me linjat truprore për çka edhe bën të komentohet.

Lexo po ashtu Rita Ora kërkon ndihmë për të luftuar zjarret në Australi

Duke qenë se është aktive në rrjetet sociale, këngëtarja Ora dje kërkoi ndihmë për Australinë, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Ndërkohë, 29-vjeçarja gjatë vitit që lamë pas ishte një nga artistet më të suksesshme, ku lansoi projekte të shumta e po ashtu mbajti edhe një sërë koncertesh në mbarë botën. /Telegrafi/