Ylli shqiptar i muzikës botërore, Rita Ora mbetet ndër emrat më të komentuara në botën e showbizz-it.
Artistja krahas karrierës shumë të suksesshme muzikore konsiderohet edhe një femër me shumë stil, madje eksperimentet në dukje janë pika e saj e fortë.
Edhe së fundmi, 31-vjeçarja nuk ka hezituar që të bëj një ndryshim në stilin e saj të flokëve të cilin e prezantoi gjatë një paraqitje në llogarinë e saj të Instagramit.
Për miliona fansa të saj, krijuesja e hitit “Anywhere” u shfaq me elegante në një fustan të zi, teksa në njërën anë të flokëve të stiluara prapa i bëri me ngjyrë blu.
Ndërsa Rita përfundoi pamjen e saj plot glamur me aksesor ari dhe grim të theksuar, ndërsa dukej e mrekullueshme dhe tërë shkëlqim.
Rikujtojmë që Rita festat e fundvitit i kaloi bashkë me të dashurin e saj, Taika Waititi në Australi.
Ndërkohë, së fundmi artistja e famshme mori pjesë në emisionin e njohur amerikan të Jimmy Fallon ku edhe dha një performancë fantastike dhe u vlerësua lartë për vokalin. /Telegrafi/