Rita Ora u ekspozua më shumë se ç’duhet në festën verore britanike të “Vogue x Self Portrait” të enjten në Londër.
Këngëtarja, 32 vjeçe, ka shfaqur plotësisht hiret trupore teksa u sigurua të merrte vëmendje në festën e mbushur me yje në Chiltern Firehouse.
Ajo vuri në dukje barkun e saj të tonifikuar me një fustan me rrjetë me rruaza që ia tregonte të brendshmet e zeza.
Dukjen e kompletoi me një palë çizme shkëlqyese ngjyrë argjendi, ndërkohë që po pozonte para kamerave.
E njëjta po ashtu vuri rreth qafës një gjerdan, aksesorë të tjerë në duar si dhe një zinxhir rreth barkut me rruaza jeshile.
Krijuesja e hitit “Anyëhere” mes tjerash u pa duke pozuar me modelen e famshme, Emily Ratajkowski.
Dalja e Ritës vjen në prag të lansimit të albumit të saj të ri “You&I”, që i dedikohet plotësisht dashurisë.
Për revistën Numero, Ora thotë se ky album nuk ka të bëjë vetëm me dashurinë për partnerin, por për familjen dhe të gjithë njerëzit përreth. /Telegrafi/