Ajo tashmë shquhet për stilin e saj të veçantë.
Dhe Rita Ora dukej absolutisht e mahnitshme, teksa u pa duke dalë në New York të enjten.
Këngëtarja britanike, 32 vjeçe, ka veshur një fustan të bardhë të thjeshtë dhe zbukurime dantelle.
Ajo e kompletoi ansamblin elegant me një palë çizme të ngjashme deri tek gjuri.
Rita u shfaq me humor të lartë dhe buzëqeshi në fotografitë, ndërsa ndodhej në lagjen e mrekullueshme SoHo të qytetit.
Dalja vjen pasi Rita ndau me fansat disa pamje të arratisjes së saj të fundit në Indi me bashkëshortin, Taika Waititi.
Krijuesja e hitit “Poison” bleu një sari tradicionale përpara se të shihte pamjen e Agras, përfshirë Taj Mahalin me të dashurin e saj regjisor, 47 vjeç.
Çifti i dashur shfrytëzuan në maksimum pushimin me Ritën që kapte momentet kryesore.
Duke folur për kamerën ajo tha: “Ejani me ne për disa ditë në Indi”.
Veç kësaj, bukuroshja shqiptare po shënon suksese të mëdha me albumin e saj të ri “You & I”.
Në të përfshihen gjithsej 12 këngë, e në mesin e tyre dhe një bashkëpunim me Fatslim Boy. /Telegrafi/