Rita Ora ka qenë përsëri në qendër të vëmendjes edhe në ceremoninë e “GQ Men of the Year Awards”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore zakonisht kujdeset që i gjithë fokusi në tepihun e kuq të jetë tek ajo.
Në evenimentin e zhvilluar në Londër, 27-vjeçarja nuk e kishte lënë anash edhe një nuancë provokimi.
Fustani që kishte zgjedhur ishte mjaft interesant, ndërsa vinte në pah edhe figurën e saj trupore.
Ndërkaq, fustanin më provokues, ajo e kishte ruajtur për ndejën e organizuar pas ceremonisë, ku shfaqej shumë tërheqëse, ndërsa e kishte ekspozuar gjoksin.
Rita Ora exposes breasts at GQ after party in jaw-dropping barely-there dresshttps://t.co/d2W8debnvZ pic.twitter.com/EJcNstEx2r
— Daily Express (@Daily_Express) September 6, 2018
Theksojmë se në evenimentin e GQ ka qenë e pranishme edhe shqiptarja tjetër, Dua Lipa, e cila ka fituar çmimi.
Ajo është shpallur solo-artistja më e mirë e vitit 2018. /Telegrafi/