Telegrafi

Rita Ora merr rolin e DJ-të në plazh, argëton të pranishmit me muzikë ndërsa rrëmben vëmendjen me linjat trupore në bikini

Ajo ka qenë duke shijuar disa ditë pushimi me të dashurit e saj të ri, Romain Gavras, në një udhëtim të njomur nga dielli në Ibiza.

Rita Ora vazhdoi të shijojë kohën e mirë me miqtë e saj në ishullin spanjoll të martën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja në krye të top listave, 29 vjeçarja, ishte në elementin e saj kur shkoi në kuvertë për të marrë rolin e DJ-të, e veshur me bikini të zeza.

Duke nënvizuar figurën e saj të tonifikuar, muzikantja “ngriti temperaturat” për të pranishmit duke treguar figurën e saj elegante trupore.

Artistja, e palodhur, la veten e saj të çlirohej ndërsa hidhej e kërcente nën ritmet e këngës “Shape Of You” të Ed Sheeran, të cilën e kishte lëshuar për të pranishmit.

Ajo bëri qejf në rolin e DJ-të, ndërsa disa prej miqve të saj publikuan video në rrjetet sociale, duke treguar momentin kur Rita po argëtonte miqtë e saj.

Një prej videove u shpërnda në internet nga stilisti i saj i flokëve, Jade Rae Williams.

Rita dhe i dashuri i saj po shijojnë momente të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit në ishullin Balearic.

Bukuroshja bjonde dhe regjisori greko-francez, 39 vjeçar, u panë së pari së bashku muajin e kaluar pas një nate feste.

Duke folur për The Sun, miqtë insistuan që Rita ishte lidhur me regjisorin në një lidhje serioze. /Telegrafi/