Telegrafi

Rita Ora merr ngjyrë gjatë pushimeve në Ibiza, duket joshëse nën shoqërinë e shoqeve dhe motrës

Ajo ndodhet në Ibiza për një pushim veror bashkë me të dashurin e saj Romain Gavras, motrën Elenën dhe miqtë e saj.

Rita Ora dukej në çdo centimetër me stil, ndërsa u nis për darkë veshur me një fustan të bardhë dhe një shami të bardhë në kokë të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 29 vjeçare, dukej edhe më tërheqëse me një palë sandale me gurë argjendi, që i dhanë një pamje edhe më tërheqëse.

Interpretuesja e hitit “Anywhere” për aksesorë kishte vënë një palë syze dielli me ngjyrë të verdhë.

Rita dukej në disponim ndërsa doli nga restoranti “Ses Boques” me grupin e saj të vajzave.

Më herët gjatë ditës, Rita ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi atraktive me bikini.

Këngëtarja dukej e bujshme në rrobat e saj të banjës me shkëlqim ari.

Rita ka qenë shumë e përfolur gjatë këtyre ditëve për pamjet paparaci, që e shfaqin atë gjatë pushimeve në krahët e të dashurit të saj. /Telegrafi/