Site icon Telegrafi

Rita Ora merr dhuratë nga “Apple” një iPhone 11

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka marrë së fundmi një dhuratë shumë speciale.

Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaq një iPhone 11 të ri.

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në mbishkrimin e saj, këngëtarja shqiptare falënderon kompaninë “Apple”, pasi këtë telefon e ka dhuratë ekskluzivisht nga ata.

“Faleminderit ‘Apple’. Jam shumë e emocionuar, e dua lodrën time të re”, ka shkruar 28-vjeçarja në InstaStory.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Apple” i ka dhuruar Ritës një iPhone me një nga ngjyrat më të veçanta, atë të gjelbër të mbyllur që është një edicion më i limituar se të tjerët.

Ora përndryshe së fundmi përmbylli turneun e saj shumë të suksesshëm disa mujor, “Phoenix”, përmes së cilit ka promovuar albumin e saj më të fundit me po të njëjtin emër.

Projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “New Look”, klipin e së cilës e xhiroi në Dubait teksa u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version