Telegrafi

Rita Ora mbulon fytyrën me shall teksa shoqërohet me të dashurin e ri (Foto)

Ajo më në fund ka konfirmuar romancën me muzikantin Andre Watt.

Rita Ora në një formë është detyruar të bëjë publike lidhjen me 26-vjeçarin pasi që u përfol për një lidhje me luftëtatin e arteve marciale, Conor McGregor.

Madje, mediat britanike raportuan se dyshja sërish ka filluar të shoqërohet dhe se kanë pasur kohët e fundit një natë të zjarrtë.

Këngëtarja shqiptare tashmë është kthyer në kryeqyteti britanik pas një turneu në SHBA.

Ajo është fotografuar nga paparacitë në aeroportin Heathrow teksa mbulonte fytyrën me shall ndërsa e shoqëronte i dashuri, Watt dhe e motra, Elena.

Rita nuk ka pranuar të flas për mediat për të romancën si dhe për thashethemet që e lidhnin me McGregorin.

Kujtojmë se kënga e fundit e titulluar “Anywhere” e Orës është parë mbi 30 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, 27-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/