Telegrafi

Rita Ora mbështet nismën për lumin Vjosa, shpërndan postimin e DiCaprios

(Foto: Instagram/ritaora)

Një postim i Leonardo DiCaprios në mbështetje të iniciativës për shpëtimin e lumit Vjosa dhe shndërrimin e tij në një Park Kombëtar, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Aktivisti i njohur i ambientit qe një kohë të gjatë është përfshirë në kauzën për mbrojtjen e këtij lumi, ndërsa së fundmi ai iu referua një deklarimi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se është pro krijimit të një Parku Kombëtar në Vjosë dhe se hidrocentralet nuk do të ndërtohen.

Duke iu referuar asaj deklarate, DiCaprio e ka shpërndarë një fotografi me mbishkrimin “Vjosa, jo digat” dhe ka shpjeguar se projekti për digën e Kalivaçit është refuzuar nga Ministria e Mjedisit.

“Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku do të bëhej një shembull për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër”, ka shkruar mes tjerash DiCaprio.

Lexo po ashtu DiCaprio i gëzuar me shndërrimin e Vjosës në Park Kombëtar: Do të bëhej një shembull për Strategjinë e Biodiversitetit

Këtë iniciativë e ka mbështetur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. 29-vjeçarja e ka shpërndarë në InstaStory postimin e aktorit hollivudian në shenjë mbështetjeje të kësaj fushate.

“Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku do të bëhej një shembull për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër”, ka shkruar mes tjerash DiCaprio. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ritaora)