Site icon Telegrafi

Rita Ora mban distancë sociale edhe me arushin prej pelushi, duket atraktive në pozat e fundit

Ajo e kaloi mbylljen e coronavirusit duke punuar në muzikë të re.

Dhe Rita Ora bëri shaka se po shpërqendrohej nga procesi i saj për shkrimin e këngëve të reja, ndërsa ajo pozonte për një seri fotografish së bashku me një arush gjigant prej pelushi.

Këngëtarja, 29 vjeçare, tregoi një figurë elegante trupore, e veshur me një kostum të zi me prerje të shumta te pjesa e barkut dhe gjoksit, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me” veshi gjithashtu një xhaketë të zezë, kombinuar me pantallona dhe çizme që përshtateshin me veshje.

Rita i stiloi flokët e saj bionde të kapura lart në pjesën e përparme dhe të lëshuara nga mbrapa. Dukja e saj u plotësua me disa gjerdan ari, të cilat ajo i mbante në qafë.

E ulur pranë ariut në një shtrat kafe, Rita kishte disa çarçafë në prehër ndërsa merrte poza para aparatit fotografik.

Këngëtarja e hitit “How to be lonely” shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Djalosh, unë thjesht po provoj të punoj, distancimi social”.

Kjo paraqitje e saj vjen mes pretendimeve që ajo është ‘në një lidhje serioze’ me regjisorin Roman Gavras, 39 vjeçar.

Një burim i tha The Sun: “Ajo është në një lidhje serioze me Romain dhe dashurohet siç duhet. Është hera e parë që ajo është bërë serioze me dikë në moshë”.

Të dashurin e mëparshëm të Rita Orës përfshijnë emrat e njohur si: Calvin Harris, Andrew Garfield, Rob Kardashian, muzikantin Andrew Watt dhe Ricky Hil – djali i stilistit Tommy Hilfiger.

Rita ka kaluar periudhën e izolimit duke punuar në muzikë të re, ndërsa gjithashtu duke shijuar kohën me miqtë e saj në fshat. /Telegrafi/

Exit mobile version