Site icon Telegrafi

Rita Ora me masa mbrojtëse nga coronavirusi

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Ndërkohë që ka udhëtuar në Francë për Javën e Modës në Paris, Rita Ora ka ndërmarrë masa mbrojtëse ndaj coronavirusit.

Virusi vdekjeprurës që ka marrë jetën e më shumë se 3.000 njerëzve dhe afro 90.000 mijë të tjerë janë të infektuar (numri më i madh në Kinë), është përhapur edhe shumë vende evropiane.

Frika nga infeksioni është përhapur edhe ndër personalitetet e njohura, ndërsa përjashtim nuk bën as këngëtarja shqiptare.

(Foto: Instagram/ritaora)

Ajo e ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet me një maskë mbrojtëse.

Lexo po ashtu Rita Ora josh me pozat e reja, merr vëmendjen me grimin e veçantë

Virusi bartet nga një person te tjerë përmes rrugëve të frymëmarrjes me anë të spërklave, zakonisht gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Koha nga infeksioni deri te shfaqja e simptomave (inkubacioni) zgjat nga dy deri në 14 ditë. Simptomat përfshijnë temperaturën e lartë trupore, kollitjen dhe vështirësi në frymëmarrje. /Telegrafi/

Exit mobile version