Telegrafi

Rita Ora mahniti publikun me interpretimin, ndërsa u shfaq me paraqitje provokuese në Munih

Foto: Shark Magazine

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar së fundmi në festivalin “Superbloom” në Munih të Gjermanisë.

Ajo atje ka ‘elektrizuar’ publikun me performancën e saj energjike dhe interpretimin e shumë hiteve nga repertoari i saj.

Disa pamje nga paraqitja e saj madhështore në këtë festival, 31-vjeçarja i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram – duke nënvizuar faktin se koncerti të martën në Shqipëri është ndalesa e saj e radhës.

“Ju djema ishit aq brohoritës, sa u argëtova aq shumë atje lart! Faleminderit ‘Superbloom’ dhe të gjithë ata që erdhën për të parë dhe kënduar në majë të mushkërive! Ju pashë të gjithëve! Shqipëria ti je ndalesa radhës! Shihemi se shpejti”, shkroi këngëtarja Ora në mbishkrimin e postimit të saj.

Lexo po ashtu Rita Ora shihet rrugëve të Londrës e shoqëruar nga një mik, teksa duket e lumtur nën shoqërinë e tij

E veshur me një kostum të markës “Versace” në ngjyrat blu dhe neoni, artistja me origjinë shqiptare është dukur mjaft tërheqëse dhe provokuese në këtë festival.

Rita Ora në Munih (Foto: Shark Magazine)

Në festivalin ‘Superbloom’ përveç Ritës, në skenë u ngjitën edhe emrat tjerë të njohur si: Megan Thee Stallion, Anne Marie, David Guetta dhe ish-i dashuri isaj, DJ Calvin Harris.

Kjo paraqitje e saj në këtë festival vjen pak ditë pasi ajo bëri një performancë mahnitëse në “Zurich Open Air”, në Cyrih të Zvicrës.

Rita Ora në Munih (Foto: Shark Magazine)

Rita duket se i është rikthyer fuqishëm koncerteve, gjersa tërthorazi ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti për fansat edhe albumin e saj të shumëpritur, ‘Rita Ora 3’. /Telegrafi/

Rita Ora në Munih (Foto: Shark Magazine)

 

Rita Ora në Munih (Foto: Rita Ora/Instagram)

 

Rita Ora në Munih (Foto: Rita Ora/Instagram)

 

Rita Ora në Munih (Foto: Rita Ora/Instagram)