Rita Ora i la shumë pak vend imagjinatës mbrëmjen e së hënës, teksa veshi një fustan të mahnitshëm në ndarjen e “Çmimeve Britanike të Modës” në Royal Albert Hall të Londrës.
Këngëtarja, 32 vjeçe, guxoi me paraqitjen duke vënë në pah të brendshmet e kuqe në një fustan të tejdukshëm.
Ndërsa befasoi me daljen publike, biondja bëri një grim interesant me një rrjetë rreth syve.
Rita e përballoi të ftohtin e dimrit në këtë ngjarje, duke hequr dorë nga palltoja për të shfaqur figurën e jashtëzakonshme.
Fustani i guximshëm i krijueses së hitit “Anyëhere” paraqiste një bluzë të kuqe me sytjena me detaje zemre metalike, me një palë tanga po ashtu të kuqe në pjesën e poshtme.
Ylli me prejardhje nga Kosova e kompletoi veshjen me një palë take gjithashtu ngjyrë të kuqe të ndezur.
“British Fashion Awards 2022” u kthyen në vendin ikonik të Londrës, Royal Albert Hall, më 5 dhjetor.
Ngjarja e mbushur me yje u organizua nga aktivistja dhe aktorja britanike, Jodie Turner-Smith.
Ngjarja, një nga momentet më të pritura të kalendarit global të modës, feston modën në kryqëzimin e kulturës dhe është një platformë argëtimi për markat, krijuesit, stilistët, artistët që mblidhen së bashku për të festuar industrinë. /Telegrafi/