Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi lansoi këngën e saj më të fundit “Let you love me”.
Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e saj, teksa më 23 nëntor, këngëtarja po bëhet gati të lansojë të plotë albumin e saj të dytë “Phoneix”.
Rita Ora është e dashur nga miliona fansa në mbarë botën, dhe është shumë e lidhur me ta.
Ajo numëron afro 14 milionë ndjekës në Instagram, rrjet social ky në të cilin këngëtarja shqiptare është mjaft aktive.
Së fundmi, Rita ka hapur zemrën e saj, duke i mundësuar një komunikim direkt në rrjetet sociale, një prej fanseve të saj më të zjarrta.
Në videon e shpërndarë në internet, Rita shihet teksa bisedon me fansen e saj, ndërsa ndjehet e befasuar kur sheh që muri në dhomën e fanses është i mbushur me fotografi të saj.
Rita me shaka i thotë asaj se ka murin më të bukur në botë, ndërsa e pyet nëse i ka pëlqyer kënga e saj e fundit, “Let you love me”.
Fansja i përgjigjet duke i thënë se kënga i ka pëlqyer jashtë mase dhe se po e dëgjon atë vazhdimisht në veturë dhe kudo tjetër. /Telegrafi/