Rita Ora ka vazhduar me angazhimet e saj të ngjeshura.
Bukuroshja nga Prishtina ka pozuar për revistën “Style”.
Në të bardhë dhe pa sutjena këngëtarja ka treguar anën e bukur të saj.
“Rita Ora, më e zjarrtë se pop ylli juaj i preferuar i zakonshëm”, fillon intervista në këtë revistë.
“E dua këtë kopertinë”, ka shkruar Rita në Instagram.
Ky sesion është realizuar me fotografin Rory Payne.
Rita Ora aktualisht po qëndron në vende aziatike për një turne të saj. /Telegrafi/