Site icon Telegrafi

Rita Ora mahnit me stilin e çuditshëm rrugëve të Parisit, shfaqet me kostum të ndritshëm ngjyrë vjollcë

Foto: BackGrid

Ajo ka shumë arsye për të festuar pasi “The Voice Australia” u dëshmua se ishte një goditje e shikueshmërisë me gati dy milionë shikues që ndoqën premierën live.

Dhe Rita Ora dukej se ishte në një gjendje shpirtërore u shfaq me një veshje ngjyrë vjollce tërheqëse, ndërsa ishte në Paris të premten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 30 vjeçare, vuri në pah barkun e saj të tonifikuar, ndërsa kishte veshur një kostum prej sateni me shkëlqim.

Foto: BackGrid

Rita tregonte vetëbesim teksa lëvizte nëpër rrugë dhe shfaqi figurën e saj të bujshme trupore, teksa ishte veshur në ansamblin e saj elegant.

Foto: BackGrid

Ylli me prejardhje shqiptare mbante me vete një çantë dore, ndërsa kishte veshur një palë taka të po së njëjtës ngjyrë.

Lexo po ashtu Rita Ora ngacmon fansat në orët e vona me paraqitje provokuese, pozon me dekolte të hapur te pjesa e gjoksit

Asnjëherë për të mos harruar aksesorët e saj, Rita kishte zgjedhur të vinte një palë syze dielli të lezetshme, teksa kishte zgjedhur një gjerdan të bukur për të kompletuar pamjen e saj.

Foto: BackGrid

Paraqitja e Ritës në Paris vjen pasi rreth 1.33 milionë njerëz e shikuan episodin e parë të sezonit 10 të “The Voice Australia” në pesë qytetet kryesore – Sidney, Melburne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.

Kjo shifër u rrit në 1.91 milionë në shkallë vendi, kur u përfshinë shikuesit rajonalë.

Foto: BackGrid

Konkursi i këndimit pothuajse dyfishoi audiencën e “Nine’s The Block” (747,000 shikues) dhe gjithashtu la prapa “Survivor Australian” me 609,000.

“The Voice Australia” organizohet nga Sonia Kruger këtë vit, dhe paneli i jurisë përfshin emrat e njohur si: Rita Ora, Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban. /Telegrafi/

Foto: BackGrid

 

Foto: BackGrid

 

Foto: BackGrid

 

Foto: BackGrid

 

Foto: BackGrid

 

Foto: BackGrid
Exit mobile version