Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke qëndruar në Paris të Francës këto ditë.
Ajo është duke punuar në projektet e reja atje, ndërsa nuk po heziton që herë pas here të ndajë me fansat fotografi të ndryshme nga çastet e bukura që po shijon.
Së fundmi, Ora ndau me ndjekësit e saj një sërë fotografish të realizuara rrugëve të Parisit, ku shfaqej mjaft tërheqëse me kaçurrelat e saj.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me disa çufka të kaltra, të cilat e bënin edhe më tërheqëse pamjen e saj.
“Ditë me diell në Paris, kështu që kam të drejtë për të veshur ngjyrë pluhur blu. Pse kaq blu?”, shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive të ndara me ndjekësit e saj.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Rita Ora bëri një tjetër paraqitje mahnitëse rrugëve të kryeqytetit të Francës.
Ajo kishte veshur një fund ngjyrë kafe, me një bluzë ngjyrë krem, ndërsa gjithashtu mbante një pallto të së njëjtës ngjyrë me fundin dhe këpucët e saj.
E njëjta së fundmi ndau me ndjekësit e saj një video të re nga prapaskenat e xhirimeve të klipi “You For Me”, duke treguar se si ka shkuar gjithçka gjatë filmimeve për videon muzikore të këtij hiti. /Telegrafi/