Telegrafi

Rita Ora mahnit publikun e veshur kuq e zi në Berlin

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të promovjë albumin e saj të ri “Phoenix”.

Pas performancës fantastike në emisionin e “Jimmy Kimmel”, Rita ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku edhe ka mbajtur koncertin e saj të radhës.

Këngëtarja shqiptare perfomroi të premten në Berlin, ku mahniti publikun me paraqitjen e saj atraktive.

Lexo po ashtu Mbi 1.7 miliardë herë e dëgjuar dhe e shpërblyer me çmime - Rita Ora falënderon fansat për këtë vit të pabesueshëm

Këtë herë ajo kishte zgjedhur të vishej në ngjyrat kombëtare kuq e zi, ndërsa mbante gjithashtu një setër interesante me vija.

Disa fotografi nga koncerti i mbrëmshëm, Rita vendosi t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“Faleminderit shumë Berlin! Ju dua shumë, shihemi të gjithë në turin ‘Phoenix’ vitin e ardhshëm”, janë fjalët e këngëtares shqiptare.

Lexo po ashtu Me një puthje në buzë, Rita Ora i uron Bebe Rexhës nominin e saj në "Grammy Awards"

Me ardhjen e festave të fundvitit, duket se ngjyra e kuqe është bërë e preferuara e Ritës, pasi me po të njëjtën ngjyrë është shfaqur edhe në koncertin e parafundit. /Telegrafi/