Ajo kohëve të fundit ka treguar se shëtitjet e përditshme në ambiente të jashtme e kanë ndihmuar atë të mbajë një gjendje të shëndetshme mendore dhe fizike mes bllokimit të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.
Rita Ora shfrytëzoi motin me diell ditën e djeshme dhe bëri një urim për Ditën e Tokës në rrjetet sociale.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29-vjeçare, ka mahnitur me dukjen e saj natyrale, derisa i ka nxitur fansat që të ‘kujdeseshin për planetin’ në ngjarjen vjetore.
Anëtarja e jurisë së “The Masked Singer” zgjodhi një palë bikini të zeza, përderisa po merrte ca rreze dielli pranë fermës së saj dhe rreth qafës mbante një sërë aksesorësh.
“Urime Dita e Tokës të gjithëve. Një ditë mjaft e rëndësishme më shumë se çdo herë tjetër për të festuar planetin dhe të sigurohemi që të kujdesemi për të”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazheve.
Ndërkohë, Rita këtë kohë ka shqetësuar mjaft shumë edhe fqinjët e saj në shtëpinë e re që ka marrë me qera, për izolimin nga COVID-19.
Ylli shqiptar raportohet se është duke qëndruar me pesë veta në një një pronë rurale Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore, e cila është atje para fillimit të pandemisë për shkak se ishte duke punuar në albumin e ri. /Telegrafi/