Site icon Telegrafi

Rita Ora i lë shumë pak vend imagjinatës teksa merr vëmendje me fustanin e kuq

Ajo tashmë është e njohur për stilin e veçantë e njëherësh shumë të guximshëm.

Por, pamja e fundit e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Orës, i lë pak vend imagjinatës, derisa ia zbulon të brendshmet në fustanin e gjatë të kuq.

Këngëtarja e hitit “Falling to Pieces”, 28-vjeçe, dukej e mrekullueshme teksa mbaroi festën e Cartier London në The Chiltern Firehouse, por pa dashje përfundoi duke zbuluar shumë.

Rita Ora merr vëmendje me veshjen interesante (Foto: BACKGRID)

Ylli i muzikës pop duket se nuk funksionoi edhe aq mirë me këtë veshje, edhe pse të tillë nuk e kemi parë asnjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Ajo mbante një çantë të thjeshtë po ashtu të kuqe dhe tregoi kofshët e tonifikuara me çizme të gjata deri të gjuri.

Rita Ora merr vëmendje me veshjen interesante (Foto: BACKGRID)

Rita javën e kaluar ishe në pushime në Ras al Khaimah për të festuar ditëlindjen e motrës së saj të madhe, Elenës, e cila u bë 31-vjeçe të dielën.

Megjithatë, biondja është kthyer sërish në Londër, ndërsa aktualisht po filmon për Oliver-in.

Këngëtarja, e cila u shfaq më parë në Fifty Shades Of Grey dhe së bashku me Jake Gyllenhaal në Southpaw, do të luaj edhe në Oliver. Këngëtarja Ora do jetë në rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, merr rolin ikonik të Fagin. /Telegrafi/

Rita Ora merr vëmendje me veshjen interesante (Foto: BACKGRID)

 

Rita Ora merr vëmendje me veshjen interesante (Foto: BACKGRID)
Exit mobile version