Telegrafi

Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, shfaqet me fustan transparent në ceremoninë e MTV Video Music Awards

Rita Ora Foto: Getty Images)

Ajo kurrë nuk ka hezituar që të vesh edhe fustane që i ekspozojnë trupin që nga viti 2012 kur filloi të bëhet yll botëror.

Rita Ora u shfaq me një fustan transparent duke u larguar nga Hotel Bowery në drejtim të MTV Video Music Awards në New York.

Këngëtarja, 27, nuk la pothuajse asgjë për imagjinatën, pasi që përmes rrjetës ekspozoi të brendshme si dhe thithat e gjoksit.

Ajo kishte edhe disa aksesorë të mrekullueshëm, duke përfshirë një byzylyk me unazë të zbukuruar.

Në dorën mbante një çantë sferike të mbushur me perla ngjyrë të zezë, pa dyshim me plot gjëra të domosdoshme për mbrëmjen.

Lexo po ashtu Tri shqiptare të nominuara, por vetëm Rita Ora fiton një çmim në MTV Video Music Awards

Flokët i kishte të lëmuara paksa të lagura, duke nxjerrë në këtë më të bukurën e mundshme gjersa pozonte në tapetin e kuq të ngjarjes më madhore muzikore.

Në fund u shpërblye edhe me një çmim, atë të “Best Dance (Vallëzimi më i mirë)” në saje të bashkëpunimit me DJ e ndjerë Avicii në këngën “Lonely Together”.

Ndryshe, Dua ka qenë e nominuar në katër kategori të ndryshme, por në asnjërën prej tyre nuk kishte triumfuar gjersa edhe Bebe Rexha ka dal duarthatë prej ngjarjes madhore muzikore. /Telegrafi/