Site icon Telegrafi

Rita Ora i lë pak imagjinatës, teksa shfaqet me një veshje thuajse nudo, ndërsa performon në Hollywood

Rita Ora tregoi figurën e saj të tonifikuar me një veshje pothuajse nudo, teksa performonte në klubin e natës “Heart” në West Hollywood të shtunën në mbrëmje.

Këngëtarja me origjinë shqptare, 33 vjeçe, dukej si një superyll me një kostum dypjesësh ngjyrë bezhë, i cili mbulonte vetëm pjesët intime.

Veshja kishte një ndarje shumë të guximshe deri te kofshët, në të dyja anët dhe prapa, duke zbuluar një pjesë madhe të të pasmeve.

Pjesa e sipërme ishte një palë sytjena ngjyrë nudo, me një copë pëlhure me tegela mbi të, duke e shfaqur më tej barkun e saj të skalitur.

Krijuesja e hitit “Anywhere” shtoi një prekje të mprehtë me çizmet gati deri te gjuri zezë të pajisura me byzylykë argjendi të trashë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version